Permbledhje

SSD u krijua në 27 Tetor 2014 pas një pune disa vjeçare kërkimore. Studiuam tregun botëror e rajonal. Analizuam në detaje kërkesë-ofertën dhe çmimet. Zgjodhëm me kujdes markat dhe produktet që tregtojmë.
Vazhdimisht testojmë çdo element në terren, duke mundësuar për klientelën shërbim cilësor dhe absolutisht inovativ. Gjithçka ofrohet me çmimet më të mira.
Krenaria jonë janë stafi i kualifikuar që çojnë përpara këtë kompani.
SSD është burimi i juaj i plotë për CCTV, IP Kamera, Video Citofoni, Akses Kontroll, Sistemet e Alarmit të Zjarrit, Anti-Shop Lifting Systems, Sisteme Monitorimi. Nëpërmjet partneriteteve tona strategjike me prodhuesit e klasit botëror, ne kemi ndërtuar katalogun më të plotë të pajisjeve të mbikqyrjes dixhitale dhe produkteve të tjera të sigurisë që janë në dispozicion të tregtarëve dhe profesionistëve të sigurisë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë.

Misioni ynë

Të ofrojmë produktet më të mira në fushën e sigurisë që si pasojë sigurojnë një jetë më të mirë.

Objektivat Parësor

Mbulimi rajonal I tregut në fushën e sigurisë.
Standarti më i lartë në rajon i produkteve dhe shërbimit.

image
image
image
image
image

Vizioni

Emri i I-rë dhe i vetëm që lidhet me produktet e sigurisë.
Partneri unik për klientelën.

Vlerat

SSD nuk është thjesht një kompani bazuar mbi interesat përfituese. Morali dhe vlerat tona shkojnë më tej duke na përqasur me atë që ka më shumë rëndësi në aktivitetin e përditshëm: Një Ambient i Sigurt!
Vlerat thelbësore që na bëjnë të kemi sukses nisin që nga organzimi i mirë i stafit dhe bashkëpunimi si një familje. Përshtatemi ndaj ndryshimit për mirë, rritjes dhe nuk rreshtim së mësuari. Investimi kryesor i yni është informacioni i dijes. Skuadra jonë punon me pasion dhe udhëhiqet nga një frymë pozitive.

Filozofia

Rrënjët e SSD nisin nga dëshira e bashkëpunimit. Secili individ kryen detyrën e tij por funksionojmë së bashku si një trup i tërë. Arritjet tona festohen në grup. Kështu filozofia jonë është e tillë që së bashku mund të arrijmë diçka që askush nuk do ta bënte dot i vetëm.

Strategjia

Pikat kyçe të strategjisë sonë janë:

- Studimi i vazhduar i prurjeve të reja në tregun botëror.
- Trajnimi i stafit dhe klientelës mbi produktet
- Njohja mirë e konkurentit.
- Tregtimi i produkteve që bëjnë diferencën
- Organizimi i stafit
- Çmime konkuruese

Rruga e zhvillimit

Ne jemi të sigurt drejt zhvillimit. Kjo në sajë të rrugës që kemi nisur dhe kemi zgjedhur të vazhdojmë: “Furnitorët lider botëror dhe shërbimi ynë perfekt”

Synimet Afatgjata

- Distributori i vetëm i markave lider në fushën e sigurisë.
- Orientimi i tregut.
- Krijimi i një departamenti implementues rregullator shqiptar

Rregullat SSD

  • Cilësia vjen e para
  • Klienti ka gjithmonë të drejtë
  • Teknologjia është themeli zhvillimit
  • Çdo punë bëhet me pasion
  • Shkallët e suksesit ngjiten me bashkëpunim

 

  • Kujdesi është çelësi rritjes
  • Korrektësia orienton rezultatet e larta
  • Konkurenca e pastër nxjerr në pah aftësitë e vërteta
  • Puna efikase forcon performancën
  • Gjithmonë ka vend për përmirësim